Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis aksioni kundër transportit informal, ndëshkohen 10 subjekte në Tiranë

16:30 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoti autobus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksioni i paralajmëruar ditën e djeshme nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik ka nisur që sot duke u zbatuar.

Ditën e sotme, aksionet e Task-Forcës janë fokusuar kryesisht në Tiranë, rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, ndërsa në ditët në vijim aksioni do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Nga kontrollet e ushtruara të janë konstatuar një sërë drejtuesish mjetesh të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencë, apo raste ku licenca kishte kaluar afatin e vlefshmërisë. Brenda pak orëve, nga ana e Task Forcës, janë ndëshkuar afro 10 subjekte.

Një ditë më parë, përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Publik në vend i kërkuan ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në takimin që zhvilluan me të, ndëryrjen ndaj subjekteve të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme. Sipas tyre, konkurrenca e pandershme po dëmtonte operatorët e licensuar të cilët ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të fazës së post pandemisë.

Ministrja Balluku paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë kundër goditjes së kësaj paligjshmërie dhe që do të vijojë edhe në javët në vijim. Gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor Balluku paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Takimi me Ballukun erdhi pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës. Shoqata kërkon indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.