Pasionet nuk kanë moshë dhe kjo vlen më së miri dhe për kreu ne Kuvendit Gramoz Ruçi.
Në ditën e parë të shkollës, kryeparlamentar është parë në palestrën e shkollës “Petro Sota” ne Fier, ku nuk i ka rezistuar topit të basketbollit për të shënuar një kosh në rrjetë.
Ndoshta mund të jetë një pasion i vjetër i tij dhe pse jo, e praktikon herë pas here.
“Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë. Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza” u shpreh kryetari i kuvendit.