Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nis Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

15:10 / March 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forca e Sigurisë së Kosovës ka parakaluar në kazermën ‘Adem Jashari’ në Rishtinë duke nisur kështu edhe shënimins Epopesë së UCK-së, për nder të së cilës mbahen aktivitete më 5, 6 dhe 7 mars.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova është e pavarur dhe ashtu do të jetë gjithmonë

“Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë, një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima sikurse komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti theksoi se Serbia fashiste e Millosheviçit, kishte menduar atë kohë gabimisht që duke vrarë Ademin dhe Hamzën, mund ta shuante UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë për çlirimin e Kosovës.

about:blank

“Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, anëtarët e familjes Jashari rezistuan në vendlindjen e tyre, aty ku ndër breza kishin mësuar ta donin atdheun dhe ku ishin edukuar të luftonin për lirinë e tij edhe me jetë. Në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, u luftua për tre ditë rresht, nën një rrethim të blinduar nga disa mijëra trupa policore të Serbisë, që me makineri ushtarake në përmasa frontale, qëlluan me predha dhe bombarduan në ritme shumë intensive mbi shtëpitë e Shabanit, duke vrarë gjithsej 59 njerëz”, tha Kurti.

Vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ka folur sot në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, Ushtria Çlirimtare e Kosovës na ka bashkuar për 25-vjetorin e Epopesë së Lavdishme. Është kënaqësi dhe krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi prit dem baba dem. Ju uroj 25 vjetorin, shëndet e punë të mbarë. Lutem t’i arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës, gjakut të bijve tanë e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë”, tha Jashari.

osmani ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.