Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis hartimi i planit, Blendi Klosi: Si do të bëhet distancimi fizik në plazhe? Ekspertët propozojnë që…

19:55 / April 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë për Report Tv tha se këtë vit do kemi sezon turistik duke ruajtur distancën, pa organizuar koncerte e grumbullime, ndërsa do kemi turistë që do vijnë në rrugë tokësore.

A po studion Shqipëria masa specifike për distancat mes çadrave në plazhe?

Ministri Klosi tha se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik.

“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave.

Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

A ka turizëm veror pa bare dhe lokale?

“Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja. Nuk është një punë që ka të bëjë me një biznes, por me jetën e njerëzve. Plani është ai që prezantohet nga grupi i ekspertëve, mos më kërkoni mua që t’i them këto plane, se është e vështirë të realizohet nga ministri i turizmit që kërkon sa më shumë që ekonomia të lëvrojë, është grupi i ekspertëve që marrin vendimet”, tha ministri Klosi.

I pyetur nëse “qershori mundësi për të hapur fluturimet nëse kemi këta tregues?”, – ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha se me rregulalt e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, do të ketë ajo e historikut shëndetësor. Megjithatë, situata duket jo premtuese për rinisjen e fluturimeve nëse deri atëherë nuk do të gjendet vaksina.

“Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.