Shtatori politik nisi zyrtarisht dje pasi filloi Parlamenti. Opozita ka parlajmëruar protesta, kurse mazhoranca është në ujëra të qetë për të mbajtur pushtetin.
Protestat do të ketë nga ana e opozitës, ndërsa mazhoranca pritet të vijojë lojën e vjetër duke minimizuar situatën dhe prekur me emër të përvetshëm kundërshtarët politik, veçanërisht Berishën e shpallur non-grata nga SHBA dhe Britani e Madhe dhe Ilir Metën e dyshuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe së fundmi nën hetim edhe për pastrim parash.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar se është i lidhur me grupet kriminale dhe i përfshirë në korrupsion. Ai paralajmëroi edhe nisjen e protestave të sinkronizuara me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.
“Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, deklaroi Berisha.
Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti, Ilir Meta, u shpreh se do të jetë vazhdimisht jashtë parlamentit së bashku me qytetarët për të cilët ai tha se janë të papërfaqësuar. “Nuk duhet të habiteni, që në mënyrë të vazhdueshme, të jem vazhdimisht përpara parlamentit, së bashku me ata qytetarë që ndjehen të papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura”, tha Meta.
