Ditën e sotme ka nisur në Elbasan mbledhja e 7 e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.
Para nisjes së mbledhjes, kryeministri Edi Rama priti homologun e Kosovës Albin Kurti me çadër jashtë godinës ku po mbahet mbledhja.
Mbledhja nisi me fjalën e mirësardhjes nga kryeministri Edi Rama.
“Mirë se erdhët. Përshëndetje. Falemiderit. Do kishim dashur t’iu prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jenë shi që të jemi bashkë.“
