Komsioni për Veprimtarinë Prodhuese është shoqëruar me debate të forta. Kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi, ka marrë fjalën dhe ka startuar mbledhjen online, ndërsa opozita ka shkuar fizikisht në sallën e Kuvendit.
Kryetari Arben Pëllumbi:Fillojmë mbledhjen e parë. është marrë vendimi që mbledhjet të zhvillohen online, kolegët e opozitës ndodhen në sallë, unë do kisha dashur që të ishim të gjithë bashkë dhe ta zhvillonim normalisht. Nuk varet nga unë, do ta zbatojmë rregulloren. është e pamundur që ta bëjmë me prezencë fizike, nëse doni të merrni pjesë në mbledhje duhet të
Opozita: Kryetar….
Më vjen mirë që ruani distancën, ne kemi kërkuar që të gjithë të kryejnë procesin e vaksinimit.
Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj në një deklaratë për gazetarët tha se Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën.
Sipas tij, të gjithë deputetët e opozitës do vazhdojnë të jenë prezent në komisione, ndërsa u shpreh se mazhoranca nuk paraqitet sepse kërkon të mos përballet problemet që ka arsimit.
“Opozita u paraqit në sallën e komisionit të Edukimit dhe Medias, u paraqit sipas kushtetutës, u paraqit për të respektuar parlamentarizmin. Por siç e shihni gjendemi përballë një situatë absurd. Mazhoranca nuk u paraqit sepse nuk do përballje me opozitën. Ata nuk duan të diskutojnë për çështjet e arsimit në Shqipëri. Ata nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen. Kanë shumë gjëra që ata duan ti kalojnë.
Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra e 25 prillit. Opozita është këtu për te mbrojtur Kushtetutën. Opozita nuk lutet, nuk është e vogël, opozita përfaqëson shumicën e popullit.
Në do jemi këtu për tu përballuar me regjimin, të jeni të sigurt që Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën”, tha Gjekmarkaj.
Po ashtu ai bëri të ditur se ky komision nuk u konstituua për shkak të mungesës së kuorumit. Ndërsa një thirrje kishte për Kryetaren e Kuvendit.
“Komisioni nuk u konstituua sepse nuk ishte koriumi. Unë i bëj thirrje kryetares së parlamentit të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizmit. Opozita i ka të gjitha instrumentet të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare”, u shpreh ai.
