Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis nga puna Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi. Debatet politike t’i bëjnë partitë

11:51 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 2 680x450 1 680x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur zyrtarisht nga puna Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se ky komision funksionin me fryme bipartizane dhe në këtë mënyrë “jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi”, pasi për t’u miratuar vendimet duhet dakordësia e të dya palëve.

Gjiknuri tha se do kërkohet ekspertiza e OSBE-ODIHR si dhe ndihmë nga organizma të tjerë siç është edhe ambasada amerikane në Tiranë.
“Ne s’kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR se nuk u gjet dakordësia politike për disa pika. Jam i bindur se do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Kam bërë dhe një bisedë paraprake me bashkëkryetarin, do kërkojmë asistencën e OSBE-ODIHR me ekspertize si më parë që kanë krijuar shtratin e dakordësisë për çështje që palët nuk kanë dakordësiKemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR.
Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike t’ua lëmë partive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”,
deklaroi Gjiknuri.
Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.