Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nis puna në Gjadër për kampin e refugjatëve, po ndërtohet muri rrethues. Banorët: Kemi frikë, prej disa ditësh…

12:10 / March 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 29 120841
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, këtë të premte në Gjadër kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit. Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët.

Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.

Po ndërtohet dhe një mur rrethues disa metra i lartë dhe këto punime pritet të përfundojnë para majit kur është dhe koha që pritet të vine refugjatet, ndërkaq në Shëngjin ende nuk ka nisur punimet për qendrën pritëse ku në bazë të informacioneve pritet të nisë gjatë këtyre ditëve.

Banorët shprehen se janë të frikësuar, aq më tepër që nuk janë të sigurt mbi kontrollin që do të ketë mbi personat që do të sillen aty. Ata deklarojnë se punimet kanë nisur prej katër ditësh, ndërkohë që stafi duket se është i huaj, ndërsa shqiptarët janë të numër më të reduktuar.

“Për mua është një vendim i keq. Edhe bota na ka ndihmuar, por nuk kemi ne fuqi të ndihmojmë të tjerët. Varet sa disiplinë do arrijnë të mbajnë e të mos i lënë të dalin nga kampi”, thotë një prej tyre.

“Punimet kanë nisur ka katër ditë. Po punojnë ekskavatorë e fadromë. Ç’na duhen ne ata? Ne fëmijët tanë i kemi jashtë vendit. Shkuan të jetojnë atje për më mirë, tani të na vijnë ata. Këta që kanë shtëpitë këtu janë të frikësuar. Kanë ardhur inxhinierë italianë, më shumë janë të huaj”, deklaron një tjetër.

Gjader refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.