Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis puna për linjën energjetike 400 kV Shqipëri-RMV, Balluku: Linjë transmetimi edhe me Italinë

11:21 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 20 111922
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë kanë nisur punimet për shtrimin e linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E ftuar në aktivitet, zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka falenderuar pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët në këtë projekt dhe më pas është ndalur shkurtimisht edhe tek investimet në një sërë projektesh të tjera sikurse “Korridori 8”, krijimi i një parku të ri fotovoltaik dhe një linjë të re të transmetimit energjitik mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Këtu jemi në Korridorin VIII që ka disa komponentë atë energjetik, hekurudhor, rrugor dhe mbi të atë gjitha është korridori i sigurisë europiane”, tha Balluku teksa bëri të ditur se ky korridor, i quajtur ndryshe si “Via Egnatia në energji elektrike”, pjesë e korridorit të 8-të si infrastrukturë themelore ndërkufitare në energji elektrike do të lidhë ngushtë tregjet e të dy vendeve.

Po ashtu do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme, si në kombinimin e burimeve natyrore për prodhim të energjisë elektrike, ashtu edhe në uljen e kostove respektive të furnizimit të të dy tregjeve me energji elektrike, duke rritur konkurrueshmërinë e rajonit, si edhe duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të të dy vendeve.

“Kjo linjë interkonjeksioni i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat orë, duke na dhënë komoditet për trasmetimin e energjisë. Gjithashtu, linja rrit sigurinë energjetike si dhe i shërben integrimit më të gjerë rajonal të të dy vendeve në tregun elektroenergjetik ballkanik dhe më gjerë”, u shpreh Balluku.

balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.