Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë

13:43 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0013
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë ditë jubilare për Shqipërinë që shënon 80 vjetorin e çlirimit, nis edhe puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama ishte prezent në kantier, për të ndjekur nga afër punimet sëbashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini.

“Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Praktikisht projekti është shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë. Përbëhet nga 4 godina, godina e librarisë dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët. Godina e dytë është ajo e klasave dhe ambienteve mësimore. Godina e tretë është ajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion të kolegjit dhe godina qendrore është ajo e një salle të madhe, e një aure të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”, u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.

“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit të Europës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti sepse do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këitj kampusi. Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, u shpreh ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Kampusi parashikohet të jetë gati të presë një numër të shtuar studentësh pas përfundimit të tij.

Edi Rama ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.