Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor. Ai thekson se sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.
“Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësueseve në misionin e tyre fisnik. Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre.
Sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës.