Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis skenari i parë për përfshirjen e spitaleve rajonale, Manastirliu inspekton pavionin e COVID-19 në Durrës: Shtohen 430-630 shtretër

15:52 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OGERTA MANASTIRLIU 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ezaurimin e kapaciteteve në 4 spitalet COVID-19, ka filluar skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale në Shqipëri.

Manastirliu ka inspektuar pavionin e COVID-19 në Durrës në spitalin rajonal. Ajo thotë se pas këtij spitali do të vijohet me Shkdorën, Korçën, Vlorën e Elbasanin që do të bëjnë që të shtohen edhe 430 deri në 630 shtretër.

Sipas ministres, stafi në këto spitale është trajnuar ndërsa investimet janë përfunduar, dhe nga sot ato presin pacientët e parë me COVID-19.

”Eshtë një moment delikat, pasi shihet që kemi një incidencë në rritje të infektimeve dhe sigurisht dhe fakti që 90% e kapaciteteve më 4 spitalet COVID në Tiranë tashmë janë ezauruar, kjo na bërë që të kalojmë në skenarin e parë për hapjen e spitaleve rajonale, ku fillojmë sot me hapjen e Spitalit Rajonal të Durrësit, me pavion të dedikuar dhe gjithashtu në Spitalin Rajonal të Shkodrës e më pas do të vijojmë me Spitalin Rajonal të Korçës, Vlorës, Elbasanit, në skenarin e parë. Me këtë skenar, vendosim në dispozicion të qytetarëve nga 430 deri në 630 shtretër, që i shtohen kapaciteteve të spitaleve të Tiranës, ndërsa eksperienca e fituar nga stafet mjekësore si dhe me investimet që kemi bërë në spitalet rajonale, jemi të angazhuar t’i përgjigjemi nevojave dhe puna nuk po ndalet në asnjë moment, që t’i sigurojmë qytetarëve kushtet optimale për trajtimin e dukur mjekësor”- tha Manastirliu.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Spitali Rajonal #Durrës – Ministrja Ogerta Manastirliu me stafin mjekësor të pavionit të dedikuar COVID, ku sot nis trajtimi i pacientëve me COVID19, duke aktivizuar skenarin 1️⃣ të përfshirjes së spitaleve rajonale.

🟢 Nga 430-630 shtretër, i shtohen kapaciteteve aktuale të dedikuara për pacientët me COVID19, ku stafi është trajnuar dhe janë përfunduar investimet për sigurimin 100% të linjave të oksigjenit, pajisjet jetëshpëtuese në terapinë intensive dhe furnizimi me barnat e nevojshme.

⚪️ Nuk do të reshtin përpjekjet tona dhe të stafeve mjekësore për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, por është #thelbësor bashkëpunimi, për të ndalur zinxhirin e infeksionit.

Durrës manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.