Kantieri për ndërtimin e pallateve të reja është hapur sot në Thumanë, pak më shumë se një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Për të inspektuar nga afër punën e deritanishme, ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka akorduar një donacion prej 1 milion euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi. “S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë.”, tha Rama.
