Këtë të hënë nis dhe viti akademik2021-2022, ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë fizikisht në auditorë me kusht vaksinimin.
Të gjithë studentët dhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit për tu futur në auditorë duhet që të paraqesin certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ, në rast të kundërt ato nuk do të lejohen në fakultet.
Të dielën Rektori i Universitetit të Tiranës u bëri apel studentëve të vaksinohen në pikat të ngritura të vaksinimit pranë Universitetit të Tiranës. Sipas Artan Hoxhës studentët dhe stafi duhet të jenë të përgjegjshëm për masat mbrojtëse kundër COVID.
