Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis transplanti i veshkave në QSUT, Italia mbështet realizimin e operacioneve

20:17 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Transplanti i veshkave do të rinisë të bëhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” brenda këtij viti. Pas ndërprerjes 12-vjeçare, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata thotë se vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, e cila do të na suportojë në realizimin e transplaneteve të organeve në sistemin publik.

“Bëhet fjalë për të nis me transplantin e veshkës, besojmë brenda vitit do të nisë transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbeshtetjen e mjekëve Italian”, tha Gjata për Euronews.

Pas veshkave, objektiv është realizimi i transplanteve të mëlçisë dhe pankreasit, por kjo do të marrë kohë deri në përgatitjen jo vetëm të stafit, por edhe të ndryshimeve ligjore dhe sensibilizimin e popullatës.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, kërkon përpilimin e ligjit të veçantë për futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve europiane dhe bindjen e popullatës që të dhurojë për personat që pësojnë vdekje klinike.

Në QSUT janë realizuar 2 transplante renale i pari në 2009 dhe i dyti në 2011. Mungesa e kushteve spitalore solli ndërprejen e transplanteve deri në vitin 2015 dhe zhvendosjen e tyre në spitalet private. Por të mbeshtetur nga paketa i fondi i sigurimeve shëndetësore, qytetarët mund ta merrnin këtë shërbim falas. Sipas specialistëve në vendin tonë nevojat për transplante të veshkave shkojnë në 30 në vit, dhe organi dhurohet kryesisht nga familjarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.