Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nis viti i ri akademik në AFA, Peleshi: Duam ta bëjmë avangardë të mendimit shkencor

17:51 / October 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisi sot viti i ri akademik edhe për studentët dhe kurstantët e Akademisë së Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi e cilësoi Akademinë e FA një nga projektet prioritare të Ministrisë së Mbrojtjes që po avancon në bashkëpunim edhe me partnerin strategjik, SHBA. Ministri Peleshi uroi studentët dhe stafin pedagogjik për një vit të mbarë, ndërsa njoftoi edhe investimin e ri që po kryhet në mbështetje të Akademisë së FA.
“Po punojmë për ndërtimin e kampusit të ri të AFA me të gjithë parametrat. Është duke përfunduar master plani, aty ku sot është Batalioni i Mbështetjes, kemi në përfundim procedurat për lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit të godinës së parë . Jam i bindur që në rajon do të jetë projekti më i mirë, më i bukur dhe më i plotë”, u shpreh z.Peleshi.
Në situatën e re të sigurisë, sipas ministrit Peleshi sfidë është edhe ngritja e nivelit të kërkimit shkencor. “Ne duam ta bëjmë AFA realisht avangardë të mendimit shkencor, të dijes, të karakterit. Synojmë që të përgatisim këtu ekselencën karakteriale, por edhe të dijes shqiptare, të japim shembujt dhe modelin më të mirë të patriotëve të vërtetë me vepra dhe jo me fjalë. Ne po ndërtojmë qendrën e Inovacionit, e cila po merr jetë dhe shumë shpejt do të jetë funksionale”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
Sipas ministrit Peleshi teknologjia duhet të jetë fjala kyçe e ristrukturimit të Akademisë së FA, duke përmendur këtu faktin se për pak muaj Shqipëria do të ketë një flotë dronësh ë teknologjisë së fundit për botën ushtarake, por edhe civile, të cilat do të përdoren si burim informacioni për shërbime të ndryshme të institucioneve të vendit.
Ministri Peleshi tha se, brenda FA nga prej 1 viti ka filluar masteri programi të masterit të sigurisë kibernetike, një disiplinë që është bërë e së tashmes, për shkak edhe sulmit kibernetik, nga i cili u prek vendi ynë. “Duhet t’i kontribojmë sistemit të sigurisë kibernetike, si pjesë e sigurisë kombëtare edhe ne si institucion i edukimit ushtarak duke prodhuar ekspertë, specialistë të kësaj fushe. Kemi shpallur 7 vende pune për specialistë të sigurisë kibernetike dhe më vjen mirë që ka shumë interes”, bëri të ditur ministri Peleshi, duke shtuar se qeveria ka miratuar paga speciale për këtë sektor.
Në nisje të vitit të ri akademik Ministri i Mbrojtjes prezantoi edhe Komandantin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bilbil Bitri. Në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, studentë, kursantë si dhe stafi pedagogjik i AFA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.