Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis vjelja e gjobave për maskat / OSHEE: 1,480 abonentë të penalizuar, heqim dritat nëse s’paguhet

16:20 / March 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjoba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka nisur vjeljen e gjobave të para të vendosura për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullin e mbajtjes së maskës si masë parandaluese për Covid-19.

Në një intervistë për televizionin Klan, Elton Sevrani, administrator i kompanisë së Furnizuesit Universal me Energji, thotë se deri më sot janë arkëtuar penalitetet për 143 gjobat e para, ndërsa janë në total 1480 abonentë që janë identifikuar se kanë një kontratë me OSHEE-në dhe u ka shkuar gjoba te fatura e dritave.

“Në Janar të 2021-shit dolën dhe faturat e para me këtë zë të përcaktuar në formatin e faturës së energjisë elektrike”.

Në total policia ka ndëshkuar 65 mijë qytetarë, por 21 800  nuk rezultojnë të kenë një kontratë të lidhur me kompaninë OSHEE, çka ka detyruar shoqërinë t’i kthejë mbrapsht në polici këto të dhëna.

30 mijë gjoba të tjera ndodhen në proces verifikimi. Elton Sevrani sqaron se penaliteti vendoset në faturë vetëm kur identifikohet emri i shkelësit dhe jo i një anëtari të familjes.

“Gjoba është individuale, pra i jepet vetëm personit, pra nuk ka lidhje me familjen. Ato gjoba që nuk korrespondojnë, ID-ja, të dhënat personale apo nuk ka kontratë për energjinë elektrike kthehen tek policia”.

Të gjithë ata të cilët nuk do të paguajnë gjobën brenda 60 ditëve, do t’u ndërpritet furnizimi me energji. Deri tani pranë OSHEE-së nuk ka patur ankesa për vendosjen e penalitetit në faturë.

“Faturat e muajit Janar dhe Shkurt futen në listën e debitorëve që do të thotë do të shoqërohet edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike”.

Procesi i vendosjes së gjobës në faturën e energjisë elektrike, vendim i miratuar që në Tetor 2020,  mori kohë për krijimin e formatit të ri të faturës, hedhjes së të dhënave në sistem dhe verifikimit të emrit të abonentit. OSHEE ka afat 1 vit për të vendosur gjobën në faturën e dritave.

maska
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.