Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri të ditur se pas një ndërprerjeje disa mujore rinisin këtë të hënë fluturimet me Britaninë e Madhe.
Bllokimi erdhi si masë për parandalimin e hyrjes së variantit britanik të koronavirusit në Shqipëri.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se kompanitë ajrore që operojnë me Britaninë rinisin fluturimet direkte Tiranë-Londër, ndërsa bën të ditur se detyrimet e karantinës do të njoftohen më vonë.
POSTIMI I TIA-s
📌Lajm i mirë
📌 Duke filluar nga sot, British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas.
📌 Për detyrimin e karantinës, do t’ju njoftojmë në një postim të dytë.
Faleminderit per durimin. Shëndet të mirë.
Tirana International Airport
