Ka filluar procesi për emrin e ri të Presidentit të Republikës mes maxhorancës dhe opozitës e cila po zhvillohet edhe me praninë e mediave.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj renditi në fjalën e tij edhe arsyet përse është me rëndësi që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para si dhe theksoi se e drejta për të propozuar duhet t’i përkasë opozitës.
Le të këndojë ata nuk erdhën dhe po e zgjedhim ne. Kjo nuk i shërben askujt dhe thjesht do të ishte një zgjatim. Pra bazuar në frymën e Kushtetutës pavarësisht ndryshimeve të 2008 thelbi mbetet dhe presidenti do të duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. pra ndaj është e nevojshme që presidenti të zgjidhet në këto tre raunde dhe arsyet janë: Të bësh fotografimin sot të institucioneve të kësaj republike , të gjitha pushtetet i ka marrë njëri krah, pra është një zhbalancim ekstrem i rendit institucional. Pra ka humbur sensi i ndarjes së barazisë së pushteteve. Mazhoranca sot nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Pra këto janë konsiderata jo thjesht të nxjerra nga ne, por të dokumentuara dhe të njohura botërisht. Është koha dhe është vetëm një episod nëse ka dëshirë për të ridimensionuar atë që duhet të jenë raportet që duhet të prodhojë presidentit, pra këto janë arsyet bazë. Në dokument kemi bërë të qartë vendosjen e disa kritereve”, u shpreh Alibeaj.
