Disa nga linjat urbane kanë nisur nga puna pas dritës jeshile që dha Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndërkohë që shoqatat e transportit publik të Tiranës, prej ditësh protestojnë në plotësimin e kërkesave të tyre.
Por a po respektohet protokolli i masave të sigurisë të vendosura nga autoritetet? Nga fotot e mbërritura në redaksinë e tirananews.al shihet qartë se asnjë prej pasagjerëve nuk ka vendosur maskë, dhe nuk është respektuar distancimi fizik.
Rregullat për transportin publik ndërqytetas:
- Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
- Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
- Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
- Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
- Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
- Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
- Duhen dezinfektuar makinat.
- Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
- Në terminal duhet zbatuar distancimi.
- Terminali të dizinfektohet.
- Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
- Të respektohen masat e higjienës.
- Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.
