Sot kanë nisur aplikimet për 32 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë për tu regjistruar në gjimnaz. Ashtu si dhe vetë kryeministri njftoi më herët këtë vit nxënësit nuk është nevoja që të shkojnë pranë shkollave të tyre për tu regjistruar pasi mund ta bëjnë nëpërmjet portalit E-Albania.
Për çdo paqartësi që nxënësit mund të kenë gjimnazet kanë krijuar akses për t’u ofruar ndihmë atyre.
Përcaktimi i gjimnazeve bëhet në bazë të vendbanimit si dhe shkollës 9-vjeçare që kanë ndjekur.
Për tu regjistruar nëxësit duhet të ndjekin këto hapa:
-Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar
-Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
-Bashkëlidh dëftesën e lirimit
-Kliko ‘Dërgo’
