Ashtu siç bëri të ditur javën e shkuar, ministrja Ogerta Manastirliu këtë të hënë nisin dhe testimet e shpejta në vend.
Sipas saj, së shpejti do të hapen disa pika në Tiranë ndërsa në qytetet e tjera do të jetë testim me rezervim.
“🧬🧪 Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅
🟢 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.
🏥 👩🏻⚕️ Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

