Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nisja e shkollës, Veliaj: Deri në 09:00 ndalohet lëvizja e furgonëve të mallrave. Mjetet e rënda do punojnë natën

13:09 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 07 at 13.06.42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë.

Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

“Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme, edhe ato që janë nën 3.5 ton, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Nëse një çamçakëz ose një patatinë është aq e rëndësishme dhe jetike për mbarëvajtjen e atij marketi, duhet të bëhet para orës 07:00 ose pas orës 09:00. Unë besoj se këto vite kemi ndërtuar në Tiranë një komunitet që është shumë më i rëndësishëm se çamçakëzët dhe patatinat, që janë fëmijët tanë; kështu që, para fëmijëve nuk do të vëmë asnjë punë tjetër. Do të sigurohemi që orari 7 me 9 i dedikohet vetëm lëvizjes në shkolla. Gjithashtu, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 08:00 të darkës fadroma, betoniere, kamionë, trajlera, nuk do të lejohen, dhe të gjitha kantieret e Tiranës, siç e kemi zbatuar vitet e fundit, do duhet të punojnë pas orës 20:00 të darkës”.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.