Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: Nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave

13:30 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 08 at 12.33.41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor janë prioritet i punës së bashkisë. Ai nenvizoi faktin se nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00-09:00 të mëngjesit.

“Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00, ose nëse janë jetike për dikë, t’i bëjë një natë më parë ose deri në orën 07.00 të mëngjesit. Nuk shoh asnjë arsye pse hyrjet në shkolla dhe në tregje të kthehen në vende pazaresh. Dua të informoj të gjithë ata që kryejnë aktivitete pranë shkollave, që siç kemi dakordësuar me ministrin Taulant Balla, do të shtohen kontrollet në të gjitha lokalet, në gjithë mini-marketet, në të gjitha pikat e fast-food-it, për sigurinë ushqimore, për t’u siguruar që nuk u shërbehet fëmijëve as alkol, as drogë, as diçka e paligjshme, që nuk duhet të ndodhë kudo, por sidomos në perimetrin e shkollës. Dua që edhe administratorët e shkollave, edhe drejtorët e shkollave, oficerët sigurisht, të gjithë të na raportojnë problematika të tilla. Duam të sigurohemi që shkollat janë vërtet ishujt më të sigurt të vendit”, sqaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës po kujdeset që të gjitha shkollat e kryeqytetit të dezinfektohen para fillimit të vitit të ri shkollor, për të siguruar higjienë maksimale për nxënësit dhe mësuesit. Ndër të tjera, kreu i Bashkisë kërkoi nga prindërit, që të paktën ditën e parë të shkollës, të shmangin përdorimin e makinave, që sjell edhe reduktimin e trafikut.

“Në Kombinat, shkollat janë në një rreze shumë të vogël: pra, janë 4 shkolla në vije ajrore 200-300 metra njëra me tjetrën. Kjo do të thotë se të gjithë banorët e Kombinatit, shkollën më të afërt e kanë 500 metra. Nuk ka sens të marrin makinën në ditën e parë të shkollës. Ftesa për prindërit është: Ju lutem, o me autobus, autobusi i Kombinatit, linja vërtet është ndër më frekuentet dhe me më shumë kapacitet, ose me biçikletë, ose në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.