Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nisma e Ministrisë së Arsimit, pusullë gjigande ku fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër shkruan mesazhe për mësuesit

14:14 / March 7, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7a4fde57 e5a7 4c39 b25f 18d15d8cc571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit. Një “pusullë gjigande”, si një tablo e pafund ndjenjash, ishte vendosur aty për të mirëpritur mesazhe nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit për mësuesit e tyre në këtë 7 Mars. Fëmijët, prindërit dhe të rinjtë i janë bashkuar gëzimit të mësuesve të tyre, me mesazhe nga më të ndryshme, ku secili ka lënë një kujtim emocionues përmes fjalëve, nga falenderimet, te urimet e përzemërta, deri te ndjesi për momentet kur kanë sfiduar durimin e mësuesve të tyre.
Ndër to kishte mesazhe si “Mësuesi i mirë, aty ku mbjell dije, mbjell dhe dashuri”, “Gëzuar mësuesja e jetës time. Më fal për momentet kur të kam mërzitur”, “E dashur mësuese Tefta, Gëzuar 7 Marsin. Të dua shumë”. Mesazhe pafund kanë pasuar njëri-tjetrin, teksa secili kalimtar ndalet për të lënë një pjesë të zemrës së vet si mirënjohje për mësuesit.
Edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu iu bashkua “librit” të urimeve për mësuesit duke lënë mesazhin e saj: “Për mësuesit tanë! Ata me dedikimin e tyre na bëjnë më të mirë e më të aftë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për misionin tuaj fisnik!”.

Ministrisë së Arsimit pusullë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.