TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

13:55 / August 12, 2022

SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët

13:50 / August 12, 2022

Reja: Po punohet mirë me moshat, Shqipëria ka elementë premtues

13:40 / August 12, 2022

Motrat e aktorit Florind Belliu, mbledhin mbi 50 mijë dollarë për 24 orë për dy fëmijët e mitur

13:33 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Nisma e re/ Çiftet që kërkojnë divorcin mund të ndahen te noteri

23:00 / July 10, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen.

Noterja Elona Saliaj e cila ka ndërmarrë një iniciative të tillë me grupet e interesit, këmbëngul se duke shmangur gjykatën për ndarjet me konsensus, qytetarëve u sigurohet një drejtësi pa zvarritje.

“Po, ka praktika dhe jo më larg se Greqia që e kemi fqinje është Franca, Spanja, Letonia, Rumania dhe Estionia. Janë disa nga vendet të cilat e kanë tashmë të përcaktuar zgjidhjen e martesës me pëlqime reciproke tek noteri dhe përshpejton proceduat përkatëse. Është një domosdoshmëri e kohës, është një lehtësim për qytetarët po është edhe një shërbim i cili duhet të ketë fleksibël për t’i ardhur në shërbim klientëve”, tha Elona Saliaj, notere.

Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton. Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish partnerët detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë.

“Janë rreth 7 mijë divorce në Republikën e Shqipërisë, ku kuptohet që pjesa më e madhe e tyre është në pëlqim reciprok ose me vullnetin e plotë të të dy bashkëshortëve. Kuptohet që ka një kosto të shtuar të tyre sepse bashkëshortët nuk mund të shkojnë në të gjitha seancat e zgjidhjes së martesës dhe ata caktojnë avokat, çka do të thotë kosto. Përcaktojnë një prokurë të posaçme, bëjnë dhe projekt marrëveshje më pas presin me ditë dhe muaj që përafërsisht mund të shkojnë në tre muaj ose një vit”, thotë noterja.

Nga ky propozim përjashtohen ato çifte që ndahen me luftë dhe që kryesisht përplasen për fëmijët dhe për pasurinë.

diverci nisme noteri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

13:55 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022

Berisha krah Metës për Referendumet, akuzon Ramën për çmimet: Po pasuron klientelën e tij

12:45 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

13:55 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022

Berisha krah Metës për Referendumet, akuzon Ramën për çmimet: Po pasuron klientelën e tij

12:45 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

13:55 / August 12, 2022

SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët

13:50 / August 12, 2022

Reja: Po punohet mirë me moshat, Shqipëria ka elementë premtues

13:40 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.