Nga sot, 103 familje nga komuniteti rom dhe egjiptian nuk do kenë më nevojë që të shesin rroba në rrugë, jashtë çdo standardi, në mes të pluhurit dhe shiut. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë hapën sot tregun e parë publik të rrobave të përdorura në Shkozë për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të komunitetit rom dhe egjiptian. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky treg i jep dinjitet tregtisë së një komuniteti që ka shoqëruar zhvillimin e shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicionit. “Në këto 4 vite kam mësuar se njerëzit ndahen në dy kategori: ata që bëjnë gam-gam për çdo gjë dhe njerëzit që bëjnë punë. Sa herë që kemi pasur një sfidë që duhej zgjidhur kemi preferuar të mos jemi nga ata që bëjnë seminare, konferenca, trajnime, workshope e raporte; sa herë ka qenë nevoja për të zhvendosur një treg nga Bregu i Lumit, në Lanabregas, në Shkozë ose të strehojmë njerëz në banesa sociale, këtë kemi bërë”, u shpreh Veliaj.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment