Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nisma ‘Thurje’ kallëzim në SPAK për inceneratorët, Soko: Qytetari protestues ka kaluar dy shkallë gjykimi, për zullumqarët nuk ka asnjë hetim

13:30 / June 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisma ‘Thurje’ ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për inceneratorët. Shoqëria civile kërkon që Prokuroria e Posaçme të hetojë koncesionet dhe zyrtarët që janë përfshirë. Kallëzimi është bërë për prishje të garës dhe barazisë në tendera.

Një nga aktivistët që ishte i pranishëm në momentin e dorëzimit të kallëzimit, Pano Soko u shpreh se sot kemi një drejtësi më të shtrenjtë, por ende e paprovuar nëse është më e mirë.

Soko gjithashtu solli në vëmendje për mediet dhe opinionin një rast të ndodhur pak kohë më parë, ku gjatë protestave të banorëve për mos lejimin e ndërtimit të incineratorit, duke bllokuar rrugën pati procedime nga prokuroria, ndërsa për aferën koruptive dhe personat përgjegjës nuk ka asnjë hetim.

“Këtu në krah kam Napolonin.Napoloni është një nga banorët e asaj zone aty, i cili protestoi në momentin që kompania po hidhte idenë e ndërtimit të inceneratorit.

 Napoloni jo vetëm që është proceduar nga Prokuroria, por ka kaluar edhe dy shkallë gjykimi- për njeriun që protestoi. Ndërkohë që për të gjithë këta zullumqarët që luajnë me paratë publike nuk ka asnjë hetim nga Prokuroria.”-u shpreh aktivisti Soko.

“Një gjë është e sigurt, nga më parë, ne kemi një drejtësi më të shtrenjtë, por a kemi një drejtësi më të mirë? Këtë duhet ta bëjë SPAK.

Nuk po kërkojmë një drejtësi europiane, por të paktën në nivelin e Zimbabves. Ne mbetemi shpresë plotë, që drejtësia një ditë do të vendoset në këtë vend” tha ai.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.