Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një aplikacion i ri celular për fëmijët që vuajnë nga astma

19:16 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse janë vetëm një e katërta e popullsisë totale me sëmundjen e astmës, fëmijët përbëjnë gati gjysmën e këtij grupi të sëmurësh që shtrihen në spital, thotë ekipi që ka krijuar një pajisje dhe aplikacion të ri për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga problemet e lidhura me mushkëritë.

Frymëmarrja mund të jetë e vështirë për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e astmës. Një kompani ka krijuar një pajisje portative që përdor sensorë dhe një algoritëm për monitorimin frymëmarrjen çdo ditë, duke lejuar përdoruesit të kontrollojnë gjendjen e mushkërive të tyre ndërsa luajnë një lojë në aplikacionin e tyre.

Në fokus të aplikacionit janë fëmijët.

“Ne jemi të përqëndruar tek fëmijët sepse ata kanë vështirësi të komunikojnë se si ndihen. Dhe, megjithëse janë vetëm një e katërta e popullsisë totale e të prekurve me sëmundjen e asmtmës, ata përbëjnë gati gjysmën e të prekurve që marrin trajtime në spitale”, thotë Charvi Shetty, themeluese dhe presidente e kompanisë Aluna.

Tre themeluesit e kompanisë Aluna vuajnë nga astma, dy prej tyre që nga fëmijëria.

“Kur gjërat përkeqësoheshin, thjesht duhej të shkoje në spital”, thotë Inderjit Jutla, bashkëthemelues i kompanisë Aluna.

Aplikacioni i tyre i ri inkurajon fëmijët të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për frymëmarrje. Një algoritëm analizon forcën dhe shpejtësinë e frymëmarrjes së tyre.

“Fëmijët që nuk e kryejnë mirë procesin e frymëmarrjes inkurajohen që të përpiqen më shumë ta përmirësojnë atë. Ne e dimë që procesi frymëmarrjes nuk ka shkuar mirë kur ka ulje dhe ngritje dramatike të shpejtësisë”, thotë Dr. Ngoc Ly nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.

“Ne përdorim inteligjencën artificiale për të analizuar në thelb format valore të krijuara gjatë frymëmarrjes për të parë se ku po bëhen gabimet”, thotë Inderjit Jutla, bashkëthemeluese e kompanisë Aluna.

Aplikacioni gjithashtu pyet fëmijët për mjedisin e tyre, si aktiviteti në natyrë, niveli i polenit, ndotja e ajrit, stërvitje, dhe krijon një regjistër për të parë se çfarë mund të ndikojë në shëndetin e mushkërive, duke parashikuar ndoshta edhe fillimin e një sulmi të sëmundjes së astmës.

“Disponimi i një pajisjeje personale mund të parandalojë sulme të rënda të astmës, për të cilat trajtimet në urgjencë janë të nevojshme”, thotë Dr. Ngoc Ly nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.

Kompania Aluna shpreson të marrë miratimin e Administratës amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorim të gjërë të pasjisjes këtë pranverë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.