Një person është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Valës të Gramshit mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvarur.
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 07:00, në fshatin Valës, Gramsh, në banesën e tij, është gjendur i vetëvarur nga familjarët, pa shenja dhune shtetasi Y.T, 62 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.
