Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi, Meta dekreton 4 ligje! Mes tyre, marrëveshja me SHBA për ekstradimet

18:37 / June 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta rama compressor 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të enjten shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Konkretisht, Presidenti i Republikës ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”;

atë “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””;

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””, si dhe ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””.

Firmosja e dekreteve nga ana e Metës vjen një ditë pasi parlamenti vendosi shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit. Megjithatë fjalën e fundit nëse Meta duhet të lerë ose jo Presidencën e ka Gjykata Kushtetuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen një depo a*mësh në Siri/ 14 të vd*kur dhe 11 të pl*gosur

19:21 / September 9, 2026

Analisti: “PD me Sali Berishën është e mbaruar, dhe nuk vjen kurrë në pushtet”

17:23 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

16:40 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.