Kryemnistri Edi Rama ka ndarë sot, një ditë pas takimit me Presidentin Turk Erdogan, fotot me të, duke e cilësuar si mik të shqiptarëve.
“Mirëmëngjes, dhe me FotoALBUMIN e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij një ditë pas vizitës së presidentit turk në Tiranë.
