Një djalë vetëm 12 vjeç po bënte detyrat e shtëpisë poshtë dritës së llambës së rrugës, pasi mamaja e tij nuk kishte para për të paguar energjinë.
Djali i cili jeton në një qytet të Perusë, rezulton të jetë me nota të shkëlqyra. Kur të rritet ai dëshiron të bëhet një polic i aftë dhe pretendon që kur të rritet të parandalojë korrupsionon në vend.
Mirëpo, një milioner 31-vjeçar nga Bahreni, i quajtur Jakub Jusuf Ahmed Mubarak, i cili ishte udhëtuar në Peru, ka paguar borxhin e energjisë elektrike. Gjesti i tij human ka shkuar edhe më tej pasi ka vendosur që t’i rinovojë të gjithë shtëpinë.