Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës

18:22 / April 21, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
muzhaqi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

MSHRF, Bora Muzhaqi organizoi një sërë aktivitetesh për të rinjtë e Sarandës në përputhje dhe zbatim me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029. Me fokus rininë, aktivitetet filluan me kampionatin miqësor të volejbollit për të rinjtë e Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Ksamilit, ku fitues i këtij kampionati i shpall ekipi përfaqësues i Delvinës.

Përtej rolit të madh që luajnë aktivitetet sportive në jetën e rinisë, një element tjetër shumë i rëndësishëm vijon të mbetet ndërgjegjësjmi dhe edukimi i të rinjve për çështje të caktuar sociale si dhuna në shoqëri. Të rinjtë pjesë e projektit “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” zbatuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, vendosën në jetë shfaqje sensibilizuese për dhunën me bazë gjinore, duke përfocuar mesazhin që ndaj dhunës duhet reaguar.

Ministrja Muzhaqi apeloi të rinjtë që të reagojnë menjëherë ndaj akteve të dhunës që ndërmerren ndaj tyre apo bashkëmoshatarëve të tyre. Sipas ministres Muzhaqi është shumë e rëndësishme që aktet e dhunës të raportohen në instancat përkatëse për një zgjidhje efektive bazuar në ligj.

“Me anë të këtij projekti mbi 150 të rinj po trajnohen, për të trajnuar më tej bashkëmoshatarët e tyre mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të rinjve, mbi dhunën me bazë gjinore, për ta adresuar atë, si të reagojnë dhe si të mbrohen prej saj.” shprehet ministrja Muzhaqi e cila shtoi se performancat e aktrimit të të rinjve demonstruan që një moment shumë i vogël mund të përshkallëzohet nëse trajtohet në mënyrën e gabuar, por edhe që me dashuri e përkushtim zgjidhen edhe problemet më të mëdha.

Ministrja Muzhaqi ka një këshillë te vlefshme për të rinjtë “Mendo para se të veprosh, një veprim i vogël të ndryshon të gjithë jetën”. Strategjia Kombëtare e Rinisë është një produkt i dalë nga të rinjtë dhe vetë kërkesat e tyre, për këtë arsye Ministrja Muzhaqi iu përgjigj me shumë dëshirë kërkesës së të rinjve të Sarandës për të diskutuar mbi idetë dhe kërkesat e tyre. Aktivitetet kulmuan me festën “Rini 360 gradë”, e cila u zhvillua në pedonalen e qytetit, në të cilën morën pjesë të rinjtë e qytetit të Sarandës dhe bashkive përreth, si dhe shumë turistë të cilët kanë populluar Sarandën ende pa nisur sezoni turistik.

Ministrja shoqërohej në këto aktivitete nga Ministrja e Bujqësisë, njëherazi dhe deputetja e zonës, Anila Denaj, së bashku me deputetin tjetër Niko Kuri dhe Kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi.

aktivitet
sarande

bora muzhaqi fundjave sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Rama publikon foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

20:00 / May 24, 2025

Helmohen fëmijët në kopshtin shtetëror të Gramshit, dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë

17:20 / May 24, 2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kukës

16:20 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.