Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Një grek mes dy çamëve”, Dule: Pse ndodhem në një listë me Shpëtim Idrizin

22:45 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arian curi dhe vangjel dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule, do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit në listën e Tiranës. Dule është përfaqësues i minoritetit grek, por në listën e Aleancës për Ndryshim ai do të jetë së bashku me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, përfaqësues i kauzës çame.

Ky fakt u vu në dukje gjatë emisionit Zonë e Lirë këtë të premte ku Dule ishte i ftuar. Analisti Arjan Curi tha për rastin e Dules se “është një grek në mes dy çamëve”, pasi në listë dy numra poshtë Dules është edhe Mesila Doda.

Por kreu i PBDNJ-së sqaroi se ndodhet në një front sëbashku me PDIU-në për të larguar nga qeveria Edi Ramën. Kjo çështje sipas Dules është përpjekur për t’u kthyer në kauzë nga PS-ja.

Arian Çani: A duhet të ndihet keq Dule kur sheh Shpëtim Idrizin të 9, pra 2 numra më lart tij.

Arjan Curi: Ka dhe Mesilën poshtë. Është një grek në mes të dy çamëve.

Arian Çani: Prapë të rrethuan Vangjel…

Arian Çani: Duhet të pyesësh Vangjelin nëse ndihet mirë apo jo.

Arian Çani: Hë Vangjel si mendon.

Arian Çani: Unë mirë ndihem kur e shoh aty.

Arian Çani: Pse?

Arian Çani: Sepse bënë një aleancë bashkë. Sesi mund të qëndrojë një grek dhe një çam në aleancë?

Arian Çani: Mbase nuk janë armiq?

Arian Çani: Nuk po them që janë armiq, por politikisht dhe diametralisht janë të kundërta pozicionet e tyre politike. Për Vangjelin nuk ekziston problemi çam, ndërsa për çamët ekzistojnë shumë probleme të tyre.

Vangjel Dule: Kjo prani në këtë koalicion, po bëhet përpjekje nga mazhoranca për ta kthyer në kauzë, në pseudokauzë. Ka arsye pse gjendemi aty ne dhe shumë të tjerë. Ka një prioritet, i cili është i shumicës së qytetarëve që përfaqësojmë pa dallim as nga krahina, as nga bindjet fetare, as nga veçoritë e tyre, ka një qëllim të largohet një orë e më parë ky kryeministër. Nuk mund t’i përgjigjesh një situate asimetrike me një përgjigje simetrike. Je i humbur. Ky është një front.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.