Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në Policinë e Vlorës është emëruar agjent në sektorin e antidrogës një person me katër emra që ka qenë i dënuar me një vit e tre muaj burg për dhunë.
Sipas mesazhit të dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan se personi në fjalë është Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj. Ky i fundit, rezulton i dënuar pasi ka dhunuar një person brenda komisariatit, qytetarin me inicialet K.A., i cili është vënë në pranga gjithashtu.
“Dënimi me burg është meritë për punesim në Narkopolici! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje. Skandalet ne polici nuk kane re mbaruar, vecanerisht ne policine e vlores ku shkeljet dhe shperdorimet jane te pafundme sa qe njerezit jan vertet ne hall te madh. Nje nga rastet e skandalit ne policine e vlores eshte se ne kete drejtori punojne njerez me precedent penal sic eshte nje agjent i sektorit te antidroges i cili quhet Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj, i cili eshte i denuar me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor vlore me nje vit e tre muaj burg pasi ka dhunuar dhe rrahur nje person brenda komisarjatit i cili ishte i prangosur ne momentin e dhunes, qytetarin K.A. Kjo gje eshte lehtesisht e faktueshme, mjafton te marresh nje kopje vendimi ne gjykate. Dhe sa e sa skandale te tjera duke filluar qe nga perdorimi i drogave te forta etj,”- shkruan Berisha.