Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një javë pas zjarrit në godinë, Urgjenca e QSUT ende jashtë funksionit. PD-ja: Të hetohet shkaku

11:19 / February 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 19 111546
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfshirjes nga zjarri disa ditë më parë, Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza, nuk i është kthyer ende normalitetit. Sipas informacioneve, nuk ka ende asnjë përgjigje se kur mund të rifillojë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës në qendrën më të madhe spitalore në vend. Sot ishte afati i fundit që ministrja e Shëndetësië, Albana Koçiu kishte lënë për të sqaruar atë çfarë ndodhi. Pacientët janë shpërndarë në spitale të tjera për të marrë asistim mjekësor.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, deputetja e Rithemelimit Zhani Gjergji, me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar që të zbardhet shkaku i zjarrit tek Urgjenca e QSUT-së. Ajo tha se godina e Urgjencës në QSUT është ndërtuar vetëm një vit më parë dhe ka kushtuar plot 17 milionë euro.

“Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë”, tha Gjergji ndër të tjera.

Urgjenca QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026

Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit. Nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend

12:54 / July 27, 2026

Balla kërkon miratimin e marrëveshjes 302 mln dollarë me SHBA: Historike për mbrojtjen e Shqipërisë

12:13 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.