Shalqi me djath, jo me kot shijon aq shumë. Diçka dinë ata që e preferojnë këtë kombinim ndër shekuj.
Ne ju propozojmë një version më të sofistikuar të kombinimit të tyre, që ç’jemi mesuar të shohim zakonisht: Një sallatë me shalqi dhe djath, plotë me aromë dhe freskinë e përbërësve sezonalë. I cili nuk ju merr kohë, bëhet lehtë dhe shpejtë.
Përbërësit:
Shalqi, djath feta, kripë dhe piper i zi , vaj ulliri, gjethe mente.
Përgatitja:
1. Shalqirin pastrojeni nga farat dhe priteni në kubikë.
2. Djathin copëtojeni në copa të vogla.
3. Shtoni kripën e piperin sipas dëshirës, sipër hidhni gjethet e mentës.
4. Hidhini edhe pak vaj ulliri.
5. Të gjitha këto përziejini lehtë ose thjeshtë tundeni pak sallatierin.
6. Shërbejeni menjëherë ose pasi ta keni ftohur.
7. Këtë sallatë mund ta shoqëroni me bukë tosti.