Shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza, mbrëmjen e së enjtes në Hot të Ri të Shkodrës dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit për një vend parkimi. Viktima u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë.
Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.
Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.
Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
