Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Një letër për Agjencinë e Moskthimit të Pronave

13:03 / May 31, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 leka bungo 959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Leka Bungo

I nderuar z.Drejtor

Ne daten kater nentor te vitit larget 1994 , Komisioni i Kthimit te Pronave ne Qytetin e Elbasanit mori Vendimin me nr.424/2 per kompensimin Financiar te familjareve qe ishin trashigimtare per prona e Gani Bungos .

Ndër të tjera Komisioni vendosi:

2. Ne baze te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. nenii 16 , germa A , ish pronari

Gani Bungo te kompensohet me vlere per keto troje :

a) Per siperfaqen 6500 metra katrore te zene me pallate , shesh ,banesa private dhe station hekurudhor .

b) Per siperfaqen 100 metra katror te zene me lulishte dhe sheshe .

Pas Vendimit te mesiperm , trashigimtaret e gjore nisen te shihnin endrra , nga ato qe shohin zakonisht Pronare

Duhej te kalonte nje kohe e gjate qe te kuptonin se fjala ISH , e shenuar me germa kapitale perpara emrit PRONAR , nuk ishte fshire edhe pse kishin kaluar tridhjete vjet .

Megjithate , ashtu sic ndodh rendom ne raste pervjetoresh , dikush nga trashigimtaret propozoi qe te organizohej nje Darke perkujtimore , si ato qe behen ne pervjetoret e vdekjeve .

Mirepo nuk qe e thene dhe darka deshtoi

Deshtoi sepse ai qe u ngarkua per te bere Ftesat “ vuri re” se shumica e Trashigimtareve kishin vdekur dhe ata qe kishin mbetur gjalle nuk plotesonin qofte edhe nje tavoline ne restorantin e prenotuar .

Kesisoj , pas nje korespondence disa vjecare me Axhensine e Kthimit dhe te Kompensimit Pronave , Trashigimtaret nisen te kuptonin se Vendimi i komisionit per kompensimin financiar ishte nje TALLJE QEVERITARE qe kalonte dore per dore nga nje Qeveri tek tjetra .

S’mbetej rruge tjeter , trashigimtaret vendosen te hidhnin ne gjygj Axhensine e kthimit dhe kompensimit te Pronave .

Gjygji i shkalles se pare u u fitua nga trashigimtaret por gezimi i tyre qe i perkohshem , Axhensija e kthimit dhe kompensimit te pronave , e cila nuk ishte dakort me Vendimin e gjykates e dergoi ceshtjen ne gjykaten e Apelit .

Per fat te keq te Axhensise , trashigimtaret e fituan gjygjin edhe ne Apel .

Madje kesaj here gezimi i tyre ishte me i madh se rradhen e pare sepse Vendimi i Gykates se Apelit e detyronte Axhensine te zbatonte Vendimin .

Keshtu , trashigimtaret , ate qe kishin mbetur gjalle vendosen qe te organizojne nje darke por kesaj here jo si ato qe beheshin ne pervjetoret e vdekjeve por si darkat qe beheshin per gezime familjare te vecanta ,kesisoj kishin ftuar edhe shume miq e te aferm

Mirepo s’qe e thene qe darka te behej .

Sapo prenotuan restorantin per dyqint te ftuar moren vesh se Axhensia , edhe pse Ligji e detyronte nuk kish ndermend te zbatonte vendimin e gjykates se Apelit , perkundrazi e dergoi ceshtjen ne Gjykaten e Larte .

Nuk e di sa eshte e vertete por nga nje i njohur qe kishte krushqi me Drejtorin e Axhensise se Kthimit dhe kompensimit te pronave , mesova se kreret e kesaj Axhensie te bindur se gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte do te zgjaste vite me rradhe , kishin prenotuar nje darke , jo per te festuar Fitoren ndaj trashigimtareve te cilet nuk do mund te vinin ne sallen e gjygjit nga Shish Tufina , por Fitoren e tyre ndaj Ligjit .

U desh te kalonte nje kohe e gjate dhe per fatin e keq te trashigimtareve , Gjykata e Larte ne daten 12.01.2023 mori Vendim ne favor te tyre , kunder Axhesise te trajtimit te pronave :

“ Gjykata e Larte vendosi :

Mos pranimin e rekursit te pales se paditur Agjensia e Trajtimit te pronave ,Avokatura e shtetit kunder Vendimit nr.135 ( 86-2018-3667 ) date 21 . 09 . 2018 .”

Edhe …?!?

Edhe pse ka kaluar rreth nje vit nga Vendimi i Gjykates se larte , Axhensia nuk “ DORZOHET” .

Ne fund te fundit perse duhet te “dorzohet “ ?

ASKUSH nuk kujtohet t’i thote : “ Nuk do ishte keq te ZBATONI LIGJIN “ .

p.s .Jam i sigurt se pasi te lexojne keto rrjeshta krerët e Agjensise do t’i drejtohen Gjykates

Speciale ne HENE qe merret me ceshtjet e pronesise ne TOKE , me shprese qe diten e Gjygjit te mos kete mbetur gjalle asnje nga trashigimtaret .

Leka Bungo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.