Dikur vetë basketbollist, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ligën e përbashkët të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo është një rrugëtim i përbashkët që bashkon dy skuadra që kanë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, që më pas mund të bëhet jetike edhe në aspekte të tjera.
Ai u shpreh se ky është një hap pozitiv që bashkon dy skuadra që të ndara nuk janë aq të fortë, por të bashkuar mund të bëhen të fuqishëm.
“Jo shumë larg në kohë, fëmijët shqiptarë këtej dhe andej kufirit mësonin shqip me abetare të ndryshme. Sot nuk është më kështu. Sot ka një abetare unike por mësohet në shkollë një rrugë e përafërt, për të mos thënë e njëjtë, e marrjes së mësimeve të para dhe edukimit në sistemin arsimor.
Është një rrugë e re dhe tanimë krejt e zakonshme. Jo shumë vite më parë studentëve i duhej një mal me burokraci për t’u kapërcyer që të mund të studionin lirisht. Sot nuk është më kështu. Pavarësisht se ende ka shumë për t’u përputhur akoma. Krijimi i ligës unike përbën një nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kam besim që kjo do bëhet shtysë për të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit nuk jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më të ndarë.
Jam i bindur që kjo është një eksperiencë që do ta bëjë shumë të shpejt dhe do ta nxisë edhe mekanizmin jo fort të lehtë për t’u vënë në lëvizje.
Ne sot jemi më mirë se sa kemi qenë ndonjëherë tjetër nga aspekti i pozicionit dhe ai i të drejtave, Krahasimi me 10 vite më parë është si dita me natën, Hapësira në të cilën ndodhemi kanë shumë potencial për t;u zgjeruar dhe për të prodhuar më shumë në të gjitha aspektet. Nuk ka qenë më shumë se 10 vite më parë ku basketbollistët u arrestuan vetëm se ishin shqiptarët. Ky është një realitet që ata që janë këtu e kanë jetuar personalisht.
Do të ndihmojë edhe dialogu mes ligës dhe qeverive për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë më shumë që ky shembull të promovohet përtej fushës së basketbollit si një shembull që të tjerët nuk duhet të vonojnë ta implementojnë. Është një proces jetësor.
Kjo është si ato pikët e bëra me zhytje. Ka këtu personalitete që i kanë kryer këto kërcime. Për tre pikësha kishim shumë”, tha Rama.