Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ligj i ri për Policinë, ministri Balla: Drafti do të jetë gati në pak ditë. Meritokraci dhe garantim i karrierës

12:00 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Një draft i ri me shumë ndryshime është gati për Policinë e Shtetit”,-thotë ministri i Brendshëm Taulant Balla. Për të ky draft për një ligj me shumë rëndësi për këtë institucion, dhe do të jetë i disponueshëm për pak ditë.

“Besoj që në pak ditë, drafti do jetë i disponueshëm dhe për ato që quhen konsultime publike, dhe për t’i dhënë rrugë pastaj miratimit në qeveri dhe kalimit në Kuvend”. Sipas tij, ligji i ri ka në bazë meritokracinë dhe garantimin e karrierës së çdo efektivi që punon me ndershmëri.

“Ligji i ri i Policisë së Shtetit duhet të garantojë një dinamizim të karrierës brenda Policisë së Shtetit. Duke i dhënë mundësi meritokracisë që të jetë dimensioni kryesor i të bërit karrierë, duhet t’u garantojmë çdo punonjësi të ndershëm, profesionist të Policisë të bëjë karrierë.

E vërteta është se brenda Policisë së Shtetit në këto vite ka patur një bllokim të karrierës, ka plot oficerë të zotë të cilët nuk kanë mundur të bëjnë përpara me sistemin e gradave dhe kjo e pamundëson marrjen e përgjegjësive konkrete në funksione drejtuese, sikurse ka pasur një stagnatizim sa i përket ndryshimit të gjeneratave dhe në këtë aspekt mendoj se pas një pune intensive, të përditshme, të kemi shumë shpejt një draft ku dhe ju e opinioni publik jeni të mirëpritur.

Unë mendoj që ligji i ri i Policisë së Shtetit që i është referuar eksperiencave më të mira duhet të na garantojë një Polici e cila t’i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar në institucionin më të besuar në vend. Është ligj që përsa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve, goxha i madh dhe puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për diskutime.”

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.