Një raport i fundit në ‘Politico’ e përshkroi zyrën e Harris si një vend ‘abuziv’, ‘paranojak’ për të punuar, ku shefja e kabinetit Tina Flournoy shpesh nxirrte zemërimin e saj ndaj stafit ndërsa Harris mbahet përgjegjëse për krijimin e atmosferës.
Presidenti Biden, pretendonte raporti, ishte i shqetësuar për udhëheqjen e Harris.
“Njerëzit janë tejet të stresuar, aty është një mjedis abuziv.” – tha një person i brendshëm në stafin e zv.presidentes
“Nuk është një mjedis i shëndetshëm dhe njerëzit shpesh ndihen të keqtrajtuar. Nuk është një vend ku njerëzit ndihen të mbështetur, por një vend ku njerëzit ndihen të trajtuar si m*t.” – shtoi burimi./ Tirananews.al
