Milani duket se do blihet për shifrën e çmendur 890 milionë paund nga një prej njerëzve më të pasur të planetit, Bernard Arnault, pronar i grupit LVMH- Louis Vuitton.
Sipas gazetës “Il Massaggero” oferrta që ka bërë njeriu i dytë më i pasur në botë Bernard Arnault është shumë joshëse dhe po bën bujë të madhe në Itali.
Aktualisht klubi i Milanit është në pronësi të biznesmenit Elliot Management-it, i cili nuk ka shprehur dëshirën për ta shitur klubin pasi edhe më parë ka refuzuar disa oferta të majme.
Pas lajmeve të publikuara në mediat italiane ka reaguar dhe grupi LVMH i Arnault ku shpjegon se: “Grupi LVMH mohon me vendosmëri dhe zyrtarisht hedh poshtë hipotezën e raportuar nga Il Messaggero se LVMH paraqiti një ofertë në fondin Elliott për blerjen e klubit të futbollit në Milano.”
