TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Malin e Zi, autori: Qëllova pa vetëdije, gjthçka ishte e turbullt

16:28 / March 27, 2023

Qëlluan me armë drejt një makine në Rrëshen/ Arrestohet një i dyshuar, dy të tjerë në kërkim

16:12 / March 27, 2023

Policia ndalon 2 shkodranë për sulmin me kallashnikov në Top Channel

16:10 / March 27, 2023

Baba i tre fëmijëve, ky është roja që mbeti i vrarë nga sulmi ndaj “TCH”

15:43 / March 27, 2023

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
ShowBiz

Një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit për balerinën e ndjerë, Hueyda El Saied në ditën e saj të lindjes

15:39 / March 16, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri.

“Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë të hyrjes së stinës së re, për një gocë që ishte gjithmonë pranverë, jam shumë i lumtur që në rrugicën e parë buzë liqenit, ndoshta në vendin më të bukur, me panoramën më qetësuese, një vend ideal për reflektim, vendosim një stol me emrin e saj”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se fuqia e një njeriu të mirë është kur bashkon, edhe pasi largohet nga jeta. “Do mbahemi mend si njerëz që përqafuam të bukurën, të mirën dhe lamë një mesazh, apo si njerëz që thjesht jetuan pa patur asnjë impakt për shoqërinë dhe miqësinë e tyre? Më vjen mirë që sot jemi bashkuar dhe fakti që të gjithë e kemi njohur Hueydën, thuajse na bën si një familje me lidhje të padukshme. Kjo është fuqia e një njeriu të mire, pozitiv dhe një shpirti të bukur e zemër pranverore, si kjo ditë e sotme, siç ishte Hueyda gjithë jetën e saj”, tha ai.

Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë tha: “Sot është një ditë e veçantë për Gabrielin dhe për mua, por gjithashtu edhe për familjen dhe miqtë këtu. Sot ndodhemi këtu, pikërisht në ditën e lindjes së Hueydës, për të kremtuar jetën, për të kujtuar Hueydën si një artiste. Faleminderit për pemën dhe për stolin! Pema simbolizon botëkuptimin e Hueydës për dashurinë. Për mua dhe Gabrielin, por edhe familjen po ashtu është shumë i rëndësishëm fakti që jemi këtu, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe bukurinë e jetës dhe Hueydës si një artiste”.

Një prej miqve të Hueydës, moderatori i njohur Xhani Shqerra, falenderoi Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një familje të madhe që gjendet gjithmonë aty për këdo që ka nevojë, apo për këdo që dëshiron të bëjë gjeste kaq të bukura si ky i sotmi.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Olta flet për “skenarin” që do të bëhet përmes Nitës: Luizi do në nominim veten, Qetësorin dhe mua

13:05 / March 27, 2023

VIDEO/ “Ça ishte kjo, kallash?” Banorët e Big Brother tremben nga të shtënat me armë drejt Top Channel

08:26 / March 27, 2023

12 shenjat e horoskopit, 27 mars 2023

08:10 / March 27, 2023

Luizi qan për largimin e Kiarës, ja reagimi i moderatores

23:44 / March 26, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Policia ndalon 2 shkodranë për sulmin me kallashnikov në Top Channel

16:10 / March 27, 2023

Baba i tre fëmijëve, ky është roja që mbeti i vrarë nga sulmi ndaj “TCH”

15:43 / March 27, 2023

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023

Sulmi me armë që la të vdekur rojen në Top Channel, dyshohet se autorët u larguan drejt Vlorës

14:45 / March 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Malin e Zi, autori: Qëllova pa vetëdije, gjthçka ishte e turbullt

16:28 / March 27, 2023

Qëlluan me armë drejt një makine në Rrëshen/ Arrestohet një i dyshuar, dy të tjerë në kërkim

16:12 / March 27, 2023

Policia ndalon 2 shkodranë për sulmin me kallashnikov në Top Channel

16:10 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.