Gjiri Morbihan është cilësuar si një nga më të bukurit në botë. Një ishull që gjendet në këtë gji, në Bretanjë të Francës, ka dalë në shitje dhe kushton 3.5 milionë euro.
Ishulli ka një shtëpi me katër dhoma gjumi, dhe është vetëm 5 minuta larg me varkë nga Trinite-Syr-Mer, një nga brigjet më të bukura në botë.
Shtëpia është ndërtuar mbi një ndërtesë të vjetër, të bërë me gur, nga peshkatarët e midhjeve që në vitin 1870.