“Daily Mail”, një media britanike që prej vitesh shkruan vetëm lajme negative për shqiptarët, këtë herë raporton se emigrantët e paligjshëm shqiptar që udhëtojnë drejt Britanisë përmes kanalit të La Manshit, në 24 orët e fundit kanë vendosur një rekord
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit mbi 700 shqiptarë kanë hyrë në Britani me varka të vogla nga 1295 që ishin në total.
Po ashtu “Daily Mail” shkruan se Shqipëria është një aleate e NATO, e cila aspiron të jetë pjesë e BE dhe që nuk ka parë një konflikt prej më shumë se 25 vitesh.
Numri i emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në ishull është rritur ndjeshëm, dhe sipas vlerësimeve, nga fillimi i vitit numërohen mbi 6000.