Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Një serb i vrarë, luftë Serbi-NATO dhe më pas futej Rusia”

11:39 / January 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jerusalem Post ka publikuar një artikull duke pretenduar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Bëhet fjalë për një opinion që duket se është sponsorizuar nga Beogradi, me autorin Boaz Toporovski, një deputet i Knesset dhe kryetar i fraksionit “Yesh Atid” në parlamentin izraelit, që hedh në letër një skenar që mund të kishin ndodhur gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, me barrikadat e serbëve lokalë.

“Imagjinoni skenarin e mëposhtëm: Një djalë i ri qëllohet dhe plagoset në Kosovë teksa mbante pemën e Krishtlindjeve Serbe. Më pas ai vdes në spital si pasojë e plagëve të marra. Serbia duhet t’i përgjigjet kësaj dhe vendos të dërgojë ushtrinë në kufi. Në kundërpërgjigje, NATO dërgon trupa. Një ushtar i NATO-s vdes nga një plumb aksidental i qëlluar gjatë tensioneve mes dy ushtrive. NATO duhet të reagojë dhe më pas ndërhynë Rusia. Teksa sytë e botës janë të përqendruara në Ukrainë dhe Kosovë, Kina sulmon Tajvanin. Kështu nis lufta e tretë botërore. A ju duket imagjinare?”, deklaroi Boaz Toporovski, deputet i Parlamentit izraelit.

Dukshëm i njëanshëm ose i keqinformuar për situatën, autori vijon më tej duke pretenduar se qeveria e Kosovës trajton keq dhe provokon serbët që jetojnë në territorin e saj. Gjithashtu pretendon se presidenti serb bëri gjithçka i vetëm bashkë me zyrtarë amerikanë për të parandaluar atë që mund të rezultonte në zanafillën e një lufte botërore.

“Çdo gabim sa i përket Kosovës, mund të çojë në një konflikt mes Perëndimit dhe Lindjes, Rusisë dhe NATO-s, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Boaz Toporovski, deputet i Parlamentit izraelit.


Ndërkohë, shtrirja e grupit famëkeq rus të mercenarëve Wagner edhe në Serbi ka ngritur jo pak shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media prestigjioze Politico raporton se inteligjenca e Uashingtonit po i monitoron me kujdes lëvizjet e grupit ushtarak privat jashtë Ukrainës, përfshirë dhe në Beograd, pasi vlerësohet se prezenca e Wagner paraqet rrezik për zyrtarët amerikane por edhe për raportet mes vendeve.

nato serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.