Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Një shpresë e re! Realizohet me sukses transplanti i parë i veshkës së derrit te njeriu

21:08 / March 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veshke derri1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët në spitalin e Masaçusetsit ia kanë dalë të kryejnë transplantin e parë të një veshke derri të modifikuar gjenetikisht që i është dhuruar një njeriu. Pacienti është një 62-vjeçar, Rick Slayman, i diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën e fundit.

Në një deklaratë, Slayman thotë se është pacient i programit të transplantit prej 11 vjetësh. Ky nuk është transplanti i parë i veshkës për të. Në vitin 2018 atij iu dhurua një veshkë njeriu sepse vuante nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut prej vitesh. Pas 5 vitesh, veshka nisi të shfaqte shenja që nuk po funksionte më dhe Slayman vijoi me dializën në 2023.

Vitin e shkuar ai u diagnostikua me një sëmundje në fazën e fundit dhe mjekët i sugjeruan që të provonte një veshkë derri.

“Nuk e pashë vetëm si një mënyrë që të më ndihmonte mua, por edhe për të sjellë shpresë për mijëra njerëz që kanë nevojë për një transplant që të jetojnë”.

Kirurgu që kreu transplantin, dr. Tatsuo Kawai, tha se organi ka të njëjtën madhësi me veshkën e njeriut. Sapo ajo u vendos në trupin e pacientit, nisi menjëherë të funksiononte dhe të kthente lëndët në urinë duke bërë sallën të shpërthente në duartrokitje.

Mjekët kanë informuar se pacienti po e merr veten dhe do të dalë shumë shpejt nga spitali.

Ky është ksenotransplanti i tretë i një organi derri te njeriu. Dy transplantet e para ishin zemra që iu vendosën pacientëve që nuk kishin asnjë mundësi tjetër. Organet u transplantuan duke ndjekur rregulla të veçanta që lejojnë përdorimin e trajtimeve eksperimentale për pacientët në gjendje të rëndë. Të dy ndërruan jetë pak javë pas transplanteve.

realizohet shprese veshkes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.